Në orët e para të mëngjesit të sotëm shpërtheu nga një lëndë plasëse dyqani i një 58- vjeçari në Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës tre të mëngjesit dhe shpërthimi solli vetëm dëme materiale.
Në dëshminë e tij pronari i biznesit Shaban Aga thotë se është hera e 5-të që sulmohet, dy herë me benzinë, dy herë me armë dhe tani me tritol.
Policia ka identifikuar si autor të ngjarjes një 31 vjeçar nga Burreli, teksa dyshohet se të gjitha këto ngjarje kanë lidhje me një borxh në Angli.
Djali pronarit të biznesit i ka marrë një borxh Dardan Kadiut nga Burreli. Kadiu dhe djali i Agës, janë konfliktuar në Angli pasi ky i fundit nuk i ka kthyer borxhin të riut nga Burreli.