Braziliani Neymar mendohet se mund të largohet nga përfaqësuesja e "Selecaos" pas Botërorit 2022, dhe nga të gjithë ka nisur kërkimi i një numri 10 të ri, përfshirë edhe vetë Neymarin.
Duket se vetë ylli i PSG-së ka zgjedhur pasardhësin e tij. Ka qenë sulmuesi i Real Madrid, Rodrigo, ai që ka zbuluar zgjedhjen që shumëkush mendonte se do të binte mbi Vinicius Zhunior.
Vinicius tha:
Fanella me numrin 10 ka qenë gjithmonë e shenjtë në radhët e Brazilit. Yjet më të mëdhenj kanë mbajtur këtë fanëllë në “seleçao” dhe thuajse në çdo brez ka pasur një lojtar të denjë për këtë numër që ka udhëhequr ekipin në kompeticionet e rëndësishme.