Burrelasi kërkon ndihmën e shokëve, i vendosin eksplozivin dyqanit të 58- vjeçarit në Durrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.06.2022, 07:28

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit. Mësohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë i kanë vendosur eksploziv dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç banues në Durrës. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K.

Policia:

Durrēs/Informacion paraprak Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit