Në Shkup po zhvillohet protesta e OBRM-PDUKM-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.06.2022, 21:45

Nën moton “U bë shumë”, partia opozitare OBRM-PDUKM, sonte filloi një protestë të ashtuquajtur për ndryshim, para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë.

Dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë vendi, anëtarë dhe simpatizues të OBRM-PDUKM-së dhe partnerëve të tyre në koalicion, janë mbledhur para Qeverisë ku pritet edhe fjalimi i kryetarit të partisë, Hristijan Mickoski.

Partia njofton se mesazhi kryesor që do të dërgohet nga tubimi i publik i sontëm është kërkesa për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat sipas OBRM-PDUKM-së janë zgjidhja e vetme e krizës ekonomike dhe politike në të cilën vendi ndodhet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit