Erion Veliaj: PS është parti që bën shtet

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.06.2022, 17:33

Teksa zgjedhjet lokale po afrojnë, edhe Erion Veliaj ka nisur të shtyjë më fort perceptimin e imazhit të tij me maskë para popullit.

Pavarësisht se hyrjen e tij në rol e beson vetëm mosha e tretë, Veliaj nuk ka ndërmend ta ndalë performancën e kryebashkiakut punëtor, që nuk i vjedh qytetarët dhe mendon vetëm për gjelbërimin e qytetit.

Ditën e sotme ai nuk i ka ndalur lavdet për PS, teksa Delina Ibrahimaj e duartrokiste. “PS-ja është parti që bën shtet”,-deklaroi ai ndër të tjera.

Nëse kjo do i hidhej si pyetje popullit shqiptar, se çfarë ka bërë PS për Shqipërinë në 8 vite qeverisje, përgjigjet do nisnin nga thellimi i hendekut të varfërisë dhe zhdukja e shtresës së mesme për t’u pasuruar akoma më shumë të pasurit, e deri tek të bërit këtë shtet të pabanueshëm për shkak të taksave të larta dhe nivelit të mjerueshëm të jetesës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit