Të gjithë po mbrojnë Vjosën, Bashkim Ulaj shkatërron Valbonën në heshtje

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.06.2022, 02:06

Mbrojtja e Vjosës, po merr një vëmendje të madhe nga shoqëria civile(nëse mund ta quajmë kështu), e kjo duket se nuk është pa arsye. E themi këtë, pasi, po në të njëjtën kohë që shumë media të Rilindjes po shkruajnë për mbrojtjen e Vjosës, oligarku i preferuar i Ramës, Bashkim Ulaj, po shkatërron Valbonën.

Siç shihet edhe nga videot e mëposhtme, rrjedha normale e lumit është shteruar nga diga e betonit, që është ngritur nga kompania e Ulajt.

Kujtojmë se disa muaj më parë, punimet në luginën e Valbonës u pezulluan, por oligarku Ulaj, i cili ka gllabëruar miliona euro edhe në asfaltimin e rrugëve, nuk pyet për vendime gjykatash.

Absurdi është se Gjykata e Lartë urdhëroi pezullimin e punës për ndërtimin e HEC-it të Dragobisë dhe HEC-it të Ceremit, ndërkohë që puna për ndërtimin e këtyre dy HEC-eve ka përfunduar., pra praktikisht është punuar gjatë pezullimit

Valbona është një nga atraksionet më të mrekullueshme që vendi ynë ka por babëzia e oligarkëve në bashkëpunim me qeverinë e Rilindjes po e shkatërron.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit