Kryeministrja serbe mohon genocidin në Kosovë: Nuk ka asnjë rast për këtë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.06.2022, 19:45

Të gjithë e mbajmë mend terrorin dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë në 1999, por serbët ndonëse fajtorë për ato trazira dhe viktima të asaj kohe, ende nuk pranojnë krimet e asaj lufte, por vazhdojnë gjenocidin në fjalë. Në një intervistë për Euronews Albania në Shkup, Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se nuk ka pasur asnjë gjenocid në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999. Lidhur me numrin e viktimave, Brnabiç tha se këto shifra "nuk ekzistojnë", pasi krimet nuk kanë ndodhur.

“Nuk ka pasur gjenocid në Kosovë. Nuk ka asnjë dënim apo rast lidhur me këtë. Territori i Kosovës dhe Metohisë, nga sot është një nga territoret e pasluftës me më pak njerëz të kthyer pas luftës. Masakra ndodhi në vitin 2014. Kishat dhe manastiret u bënë gërmadha, 8 serbë u vranë dhe pothuajse të gjithë serbët u dëbuan nga Ibri jugor. Ky ishte një spastrim etnik”, tha Brnabiç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit