I riu që shihni në foto është Blerim Kola, 24-vjeçari shqiptar që u vra me thikë nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut.

Sipas mediave gjermane, shqiptari u konfliktua me një shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Mësohet se të dy kishin njohje mes tyre dhe ishin takuar për të sqaruar konfliktin.
Sherri degradoi dhe 36-vjeçari maqedonas goditi me thikë shqiptarin.
Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni, por humbi jetën.
Ndërkohë maqedonasi ka mbetur i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë.
Shkaqet e sherrit mes tyre nuk janë sqaruar ende. Policia dhe Prokuroria janë duke hetuar.
