Përmbyset zetori në Vaun e Dejës, vdes rrugës për në spital 38-vjeçari

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.06.2022, 15:48

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vaun e Dejës. Mësohet se në këtë zonë ka humbur jetën një 38-vjeçar. Ky i fundit po lëvizte me zetor, por ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rranxa. Teksa i ndjeri mori plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës /Informacion paraprak Rreth orës 14:45, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës duke lëvizur me një mjet zetor, shtetasi E. Rr. 38 vjeç, banues në fshatin Rranza, Vau Dejës, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë zetori është përmbysur, si pasojë, shtetasi E.Rr ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit