Nënkomisarja bjonde fle me gjarprin: Kemi shumë të përbashkëta në karakter

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.06.2022, 20:43

Sa prej jush mbajnë një gjarpër si kafshë shtëpiake? Epo të paktë mund të jetë individët adhurues të zvarranikëve, teksa shumica u frikësohen atyre.

Së fundmi, vëmendjen në media e ka marrë nënkomisarja bjonde nga Korça Anisa Kostani e cila ka deklaruar në ekran se ajo ka si kafshë shtëpiake një gjarpër.

Kostani ka deklaruar se personaliteti i saj dhe i gjarprit janë shumë të ngjashëm dhe ajo fle me të dhe e trajton si fëmijë. Që prej 2-muajsh ata kanë qenë të pandashëm.

“Gjarpri është një kafshë individualiste, nuk sulmon asnjëherë nëse nuk ndihet i kërcënuar. Unë shoh shumë të përbashkëta tek karakteri i tij dhe tek i imi prandaj mendova se do të bëheshim miq shumë të mirë bashkë ashtu siç edhe jemi bërë”,-ka deklaruar ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit