Anglia u turpërua mbrëmjen e djeshme 4-0 nga Hungaria në Ligën e Kombeve dhe përgjegjësia kryesore bie mbi trajnerin Gareth Southgate. Kur jemi vetëm 5 muaj përpara nisjes së Botërorit "Katar 2022", ai u vërshëllye nga tifozët të cilët kanë humbur besimin te ai. Gjithsesi, anglezi pranon përgjegjësinë dhe merr fajin përsipër.
Ai tha:
Zgjodhëm një skuadër të re. Në fundështë përgjegjësia ime ashtu si në të katërta këto ndeshje. Ishte një eksperiencë e hidhur. Ishte një përvojë e rëndësishme për disa lojtarë të rinjë që mësuan shumë nga Italia dhe Gjermania. nHungaria është një skuadër e fortë dhe mendoj se i toleruam shumë. I kuptoj reagimet e tifozëve, por këta lojtarë kanë qenë të pabesueshëm për vendin e tyre dhe njerëzit duhet të qëndrojnë pranë tyre. Ata janë mjaftueshëm të fortë për të parë përpara. Është e rëndësishme që unë të mbroj lojtarët. Rezultatet janë përgjegjësia ime.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.