BURIME të BRENDSHME: 200 MLN Lekë vjedhje te POSTA, Edona Bilali do të bëjë kryetare të PS drejtoreshën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.06.2022, 15:04

Së fundmi, sipas burimeve për JOQ Albania po zhvillohet një luftë e ashpër në Shkodër për vendosjen e kryetarit të ri të Rilindasve në Shkodër.

Drejtuesja politike e PS në këtë qark, Edona Bilali zbardhi disa prej emrave që kishin hedhur kandidaturat për këtë post dhe mes tyre ishte edhe drejtoresha e Postës në Shkodër Mirela Dodaj.

Denoncime të shumta janë adresuar nga burime të brendshme të Postës së Shkodrës për JOQ Albania. Burimi thotë se brenda këtij institucioni është bërë një vjedhje prej mbi 200 Milion Lekësh dhe po tentohet të mbulohet duke prerë koka punonjësish të pafajshëm e për t’i dërguar për ndjekje penale.

I njëjti burim konfirmon se në këtë çështje janë përfshirë edhe Antikorrupsioni i cili ka hunbur funksionin e tij pasi Bilali po lobon fort për të bërë Dodajn kryetare të PS në Shkodër.

DENONCIMI:

“Pershendetje JOQ. Dua te bej nje denoncim per posten Shqiptare Filiali Shkoder per nje super vjedhje qe eshte bere. Dhe per te mbuluar vjedhjen e tyre dojn te presin koka punojsish te pafajshem. Sepse Deputetja Edona Bilali po mbron Drejtoreshen e postes per 200 miljon lek qe jane vjedhur. Aktualisht kemi auditin dhe njesine antikorrupsion. Drejtoresha Mirela Petani Dodaj me grupet kriminale ne shkoder po pretendon te behet kryetare partis socialiste ne shkoder me bekimin e Edona Bilalit. Te posta eshte bere nje tmerr i vertete. Po flitet qe edhe antikurrupsionin e kan korruptu për ta mbyll ket qeshtje dhe per te heq nga puna disa njerz te pafajshem dhe per ti dergu per njekje penale. Eshte super skandal dhe keto dite do ju dergoj dhe provat faktike nqs sjua qon dikush para.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit