Ia kalon dhe Ibrahimovicit, futbollisti rinovon kontratën në moshën 42-vjeçare

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 13.06.2022, 08:14

Në Itali po shohim vazhdimisht futbollistë që vazhdojnë me futbollin e luajtur edhe pas të 40-ve.

I tillë është rasti i Emerson Roberto Borges, i cili më 16 gusht mbush 42 vjeç, por nuk ka në plan të ndalet së luajturi.

Titullar i padiskutuar te skuadra e Olbias në Serinë C italiane, mbrojtësi ka vendosur të rinovojë edhe për të paktën 1 sezon me skuadrën e tij.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi italian nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Emerson është pjesë e Olbias që prej sezonin 2020-2021, teksa në sezonin që sapo u mbyll u aktivizua plot 33 takime ku regjistroi edhe 3 gola.

Kujtojmë që drejt rinovimit është edhe Zlatan Ibrahimovic me Milanin, me suedezin që së shpejti mbush 41-vjeç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit