Pritja spektakolare e Manuel Nojerit që po bën xhiron e rrjetit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 12.06.2022, 08:34

Portieri i Gjermanisë, Manuel Nojer i ka mrekulluar të gjithë me pritjen spektakolare të kryer në pjesën e parë në duelin ndaj Hungarisë në Ligën e Kombeve. Gardiani gjerman i mohoi një gol të sigurt futbollistit hungarez Fiola, me një zgjatje mjeshtërore me këmbë.

Ndërhyrje kjo tipike “alla Nojer”, që ka bërë xhiron e internetit, duke mrekulluar të gjithë tifozët. Edhe pse në moshën 36-vjeçare, Nojer vijon të mbetet në superformë, duke qenë një nga liderat e kombëtares gjermane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit