Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Agim Kajmakut në Itali. Mësohet se policia ka gjetur 20 kg kokainë në disa vazo të fshehura brenda një kopshti në San Benedetto del Tronto. Sips mediave për rreth 60 ditë Kajmaku dhe grupi të cilit i shërbente ishte nën vëzhgim të rreptë 24 orë nga policia italiane.
Policia italiane për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të grupit ka montuar kamera në disa akse banesa dhe lagje ku kryheshin bisedat dhe takimet për trafikimin e kokainës në Itali dhe jo vetëm. Autoritetet italiane kanë kërkuar informacione te autoritetet shqiptare në lidhje me arrestimin e Agim Kajmakut i cili rezulton si një ndër anëtarët e rinj që i është bashkuar grupit kriminal.
Për më shumë se 8 muaj policia italiane kishte rënë në gjurmët e tij, ndërsa nisi ta mbante në vëzhgim derisa u arrestua me 20 kilogramë kokainë.