Si të largoni stresin për 20 minuta?

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 18.01.2016, 10:29

Jeni të stresuar në shtëpi apo në punë? Ja katër hapa për të larguar stresin në vetëm 20 minuta:

1.Hapi i parë është frymëmarrja.

Provoni të mbani ajrin dhe më pas filloni që të merrni frymë thellë dhe ta lironi atë. Kjo do të ju bëjë mirë.

2.Hapi i dytë është të konsumoni një çokollatë, pasi është vërtetuar që çokollata ndikon në qetësim.

Por mos e shoqëroni konsumimin e saj me diçka tjetër.

3.Hapi i radhës është që të shikoni pa ndërprerë në ndonjë pikturë në të cilën ka fluska bore.

Thuhet se stresi do të zvogëlohet deri në 44%.

4.Dhe hapi i katërt që duhet të ndërmerrni është që të dilni të ecni në natyrë.

Pasi kjo do të ndikojë që ju të lironi energjinë e keqe që keni përbrenda. Nëse nuk keni mundësi të dilni jashtë mjafton të lëvizni edhe në zyrën e punës, veç mos qëndroni në karrige pa lëvizur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit