Gazetari shkon në vendin e një aksidenti, kur fillon të bëjë video “live” zbulon se viktima ishte i biri  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.06.2022, 19:50

Një gazetar, Carlos Alberto Baldassari, shkoi në vendin e një aksidenti mes një makine dhe një kamioni për të dokumentuar ngjarjen dhe teksa po raportonte detajet drejtpërdrejt në Facebook, kuptoi se viktima e aksidentit ishte djali i tij. 32-vjeçari Tiago Cequeto Baldassari. Ngjarja ndodhi në autostradën Antônio Machado Sant'Anna në Brazil.

Siç raportojnë mediat lokale, kur ka marrë vesh se djali i tij kishte vdekur në aksident, gazetari ka ndaluar menjëherë transmetimin e drejtpërdrejtë në Facebook. Pavarësisht gjithçkaje, ai donte të përfundonte punën e tij dhe, më pas, filloi një “live” të ri, në të cilin shpjegoi atë që sapo kishte zbuluar.

"Kjo është jeta e një gazetari. Shumë njerëz ndoshta nuk do ta kuptojnë momentin që po jetoj. Njeriu që humbi jetën në aksident është djali im, Tiago – tha Baldassari me zërin e thyer nga dhimbja. – Sot në mëngjes erdha për të mbuluar këtë lajm dhe kur erdha...e kuptova që ishte djali im. Fatkeqësisht në këtë botë jetojmë në lajme, ka raste kur shkojmë për të mbuluar ngjarjet dhe zbulojmë që familja jonë është përfshirë.. Sot ishte djali im. Zoti e mirëpret krahëhapur, ishte djalë i mirë, me zemër të mirë", shtoi ai. Tiago ka lënë pas gruan, tre muajshe shtatzënë dhe një vajzë 8-vjeçare.

Burimi: TGCOM | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit