Baton Haxhiu: Edi Rama po mbron Europën nga konflikti në Ballkan!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.06.2022, 09:22

Baton Haxhiu, njeriu i betuar për të mbrojtur dhe lartësuar Edi Ramën ka vazhduar me deklaratat e tij që vetëm ai duket se i beson.

Në një studio televizive mbrëmjen e djeshme, Haxhiu ka folur për Ballkanin e Hapur. Ai tha se meritën e madhe që nuk po ndodh një konflikt në Ballkan dhe që po mbron Europën, e ka Edi Rama.

Ai tha:

Samiti i djeshëm ishte një sukses për arsye të ndryshme. E para nëse koncepti Open Balakan i konvenon dikujt, i konvenon shqiptarëve se janë 7-8 milion në Ballkan. Me anë të kësaj nisme arrijnë qëllimin për të cilin janë refuzuar prej një shekulli. Kjo iniciativë është për të treguar fuqinë r tyre e për të refuzuar një përçmim që BE-ja i ka bërë. Ajo që jam i sigurtë është se Procesi i Berlinit nga 2013-2018 ka dështuar. Ky dallim me procesin e Berlinit dhe refuzimi i Shqipërisë ka detyruar një proces alternative që ka mbështetjen amerikane me projektues George Soros. Ajo që dua të them është që imazhi I pesë shteteve tregon për një lidership dhe nëse është dikush që e mbron Europën nga një konflikt në Ballkan, këtë meritë e ka Edi Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit