“Çmendet” Maluma/ Poston foton nudo, një vajzë e kap tek organi gjenital

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.06.2022, 07:39

Këngëtari kolumbian Maluma është padyshim një ndër artistët më të pëlqyer në botë për stilin, paraqitjen dhe talentin në muzikë. Mirëpo me postimet e tij të fundit në rrjetet sociale ai i ka ‘shokuar’ të gjitha vajzat duke i lënë pak vend imagjinatës me pozat e tij.

Ylli i muzikës ka postuar një foto ku shfaqet tërësisht i zhveshur, duke pozuar para një pasqyre të madhe në tualet. Këngëtari ka mbuluar pjesët intime me një emoji me zemër të thyer dhe pas tij duken duart e një vajze e cila i ka vendosur ato poshtë tij.

“Sot, 12AM”- ka shkruar këngëtari krahas fotos duke paralajmëruar se do të lancojë projektin e tij më të ri muzikor. Krahas fotos, ndjekësit kanë shpërthyer në komente të shumta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit