Cllevio Serbiano për Arkimed Lushajn: Emrin e artit “Stresi” ia gjeta unë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.06.2022, 22:11

Kryefjala e ditëve të fundit ka qenë reperi shqiptar Cllevio Serbiano pas një sherri të bujshëm të bërë viral me pamje ekskluzive për JOQ.

Pas lirimit nga burgu, Kleviol Ahmeti ka folur në një video Live në Instagram për marrëdhlnien e tij me reperin Arkimed Lushaj. Ai ka thënë se emrin e artit “Stresi” ia ka gjetur ai teksa ka rrëfyer edhe bëmat e tyre në emigrim.

Të dy reperat kanë bashkëjetuar në një shtëpi “malli” në Bruksel dhe Klevioli ka folur mbi karakterin gjaknxehtë të Stresit dhe njohjet e tyre që në adoleshencë.

DEKLARATA E TIJ LIVE NË TIKTOK

I thashë unë po ku vete me këtë emër ti. “Po hë”,-më tha mua, “ma gjej nji.”

Ishim në shtëpi unë, Mara dhe Arkimedia. Kemi pas një shtëpi të vogël në mes të Brukselit. Ishte shtëpia e mallit, e armëve, e mbaja unë. Qerosi jetonte në një shtëpi tjetër. Në ishim lluks aty, fuqishëm, kartela.

I thashë unë ty të të gjej një emër, ti i thash unë je stresuesi. Më pa njëherë dhe i thash të shkon se je stresus. Është stresus ai, të rrish me atë, as bukë nuk ha dot, bën sikur i ngel qejfi me ato skemat e veta, ta ndrron muhabetin 460 gradë, jo 360 gradë.

Ashtu ka qenë problematik. Unë ja lashë “Stres”, por unë nuk e thërras asnjëherë “Stres”, unë e thërrisja Kedi. Kështu e thërrasin me përkëdheli të shtëpisë, o Kedi. Nga Kedi e kalova te “Lali” dhe “Lali” ka 15 vjet që i thërras. Atëhere nuk përdorej shumë kjo, s’kishte dalë as kënga “Të ka lali shpirt”.

Arkimedin e mora unë dhe filluam grabitjet, kemi bërë dhe grabitje restorantesh. E njihte Arkimedi atë grekun, kishte shumë lekë.

I morëm silenciatorin një beratsi, ai ishte në kërkim 25 vjet. Ai tani me ne, unë, Arkimedi, Mara. Unë 17 vjeç, Mara 17 vjeç dhe Arkimedi 16 vjeç, ai 35 vjeç. E merrnim ne atë gjujts me vete. Ja merrja unë silenciatorin e futja në brez dhe hajde të mbahesha unë.

E armën e kam mbajtur gjithmonë unë. Nuk i lej armë Arkimedit, se të gjuan ai, për të treguar që unë gjuaj, gjuan pa nevojë, jo të nevojshme se po na vijnë të na gjuajnë dhe t’i gjuajmë. Do të gjuajë vetë i pari.

Arkimedin e kam bërë unë këngëtar dhe gangster, edhe nuk më ka zhgënjyer, prandaj e dua se është aty gjithmonë. Është problematik, i prishe qejfin atij, ke shkel në mina.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit