Miqtë e Cllevio Serbiano thonë se ai do lirohet nga qelia

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.06.2022, 14:02

Është liruar nga qelia, Kleviol Ahmeti, reperi, i cili u arrestua për thyerje të arrestit shtëpiak. Miku i tij, Anaid Kaloti, ka treguar se masa e arrestit është ndryshuar, pasi është ndryshuar edhe akuza që rëndon mbi të.

Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano, u përfshi në një sherr fizik me reperin Noizy, të cilit iu vendos një lëndë plasëse, dy ditë pas konfrontimit.

Mirëpo, hetuesit nuk kanë evidentuar asgjë, që të dyshohet se tritoli është vënë nga persona të afërt të Cllevios.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit