Nga sot mund të nxirrni online certifikatën e lindjes, martesës e dokumente tjera

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.06.2022, 11:31

Përmes platformës e-Kosova, qytetarët do ta kenë mundësinë të nxjerrin dokumentet kryesore pa pasur nevojë të presin ne rend në komunë dhe qendrat e regjistrimeve.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla do të marrin pjesë sot në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë: Certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.

Ky lansim do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, në ora 12:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit