“Dashuria” PS-PD/ Kushëriri i ish-kryetarit demokrat merr 1.1 milion euro tender për pastrimin e Spitalit të Traumës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.06.2022, 21:38

Edhe një herë tjetër vërtetohet bashkëpunimi PS-PD në kurriz të popullit të shkretë shqiptar. Nëse në TV të dyja palët gjoja akuzojnë njëra-tjetrën për tendera abuzivë, në fakt të gjithë bashkëpunojnë së bashku për t’ia futur sa më shumë shqiptarëve. Dhe natyrisht nuk bëhët fjalë për vlera të papërfillshme por për shifra që shkojnë në miliona euro.

I tillë është edhe rasti i një tenderi të organizuar nga AGJENCIA E BLERJEVE TË PËRQENDRUARA me numër reference REF- 19625-02-14-2022. Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Shërbim pastrimi për Spitalin Universitar të Traumës” dhe me fond limit në vlerë 137,991,275 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.7 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Por duke studiuar dokumentacionin përkatës të këtij tenderi dalin në pah edhe “çudirat”. Shikohet se kanë marrë pjesë 5 kompani nga të cilat fituese është shpallur firma “REJ” në pronësi të Luan Kaprit. Ky i fundit është kushëriri i ish-kryetarit të Bashkisë Pogradec, Eduard Kapri, pjesë e Partisë Demokratike.

Por përtej këtij fakti “moral”, ka edhe një fakt tjetër të dyshimtë. Shikohet se oferta e firmës “REJ” në fakt nuk është ajo me vlerën më të ulët. Një tjetër kompani ka ofruar gati 80 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak. Natyrisht kjo shifër nuk është “një fjalë goje” por një dëm i pastër ekonomik ndaj shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit