Biznesit të tij iu vendos tritol, Noizy: E ka bërë Cllevio

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.06.2022, 08:57

Pasi rrahu me grushte e shkelma, shokun e Stresit, Cllevio Serbiano, biznesit të Noizyt iu vendos mëngjesin e sotëm lënda plasëse tritol.

Kjo e fundit u vendos në butikun e rrobave poshtë lokalit të tij dhe ishte në pronësi të reperit rigels Rajku, por i marrë me qira nga babai i tij, Bashkim Rajku.

Pas shpërthimit me tritol, mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00, ka ardhur dëshmia e pronarit të biznesit, Noizy.

Ky i fundit ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cvellio, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij.

Nga shpërthimi në lokalin e Noizyt janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.

Fatmirësisht nga shpërthimi në lokalin e Noizyt nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit