Noizy i rrahu shokun, Stresi: I hëngri b*tha, nëse Klevio vazhdon të shajë, dikush do të ndërrojë jetë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2022, 14:16

Ditën e djeshme, Kleviol Ahmeti, ose siç njihet si “Cllevio Serbiano” ish anëtari i The Bloody Alboz (TBA) u dhunua pa mëshirë nga reperi Noizy. Sherri mes të dyve ka nisur para pak ditësh, ku shoku i Stresit ka postuar një video në Tik Tok ku shante Noizyn.

Ky i fundit i acaruar, ka rrahur në lokalin e tij, Klevion, pasi ky i fundit i shkoi në biznesin e tij për t'u përballur. Lidhur me ngjarjen i cili solli hetim për Noizyn dhe babin e tij, ka reaguar edhe Stresi shoku i Klevios. Arkimed Lushaj ndonëse e ka shok nuk i del për zot Serbiano, por e këshillon që të mos shajë motrën e askujt pasi nëse vazhdon dikush do të ndërrojë jetë.

Në një video live, Stresi ka treguar se Klevio ka qenë i shoqëruar nga shumë miq dhe gjashtë makina, por asnjë nuk doli ta mbronte gjatë sherrit. Rperi nga Tropoja thotë se rruga i ka sherret kur të ha b*tha.

“Ca ka*in doni me tregu live. Ju ta hani mu*tin, ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e dinë edhe vetë Klevio, se ja kam parashikuar meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe. Nuk mbroj kërkënd unë kur i shahet motra. Kam hy tri herë me i mbyll këto muhabete. Nuk është Klevioli i vetmi shokë i imi që goditet. Është i dyti, edhe pse, se s’më ka dëgjuar mua. Unë i kam lutë, mos e vëlla mos ia shaj motrën kërkujë. Leni budallaqet. Rrini të qetë, mos u bini njerëzve në qafë. Mundohuni me i harru disa gjëra. Mos dëgjo asnjë Kleviol, shiko punët e tua. Rri në vetmi siç ke ndenjur gjithmonë. Ti s’ke qenë ky që je edhe ndrysho për inat të ktyre. Rruga i ka këto kur të ha bytha. Ke shkuar me 6 makina dhe ke ngelur tek pullë. Krejt kanë ik të kanë lënë vetëm.” – u shpreh Stresi në një live në Instagramin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit