Rrahu me grushte e shkelma “Hudra-n”, Noizy: U pre në besë nga shokët që nuk i dolën zot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2022, 13:16

Pasi dhunoi me grushte e shkelma ish-anëtarin e TBA dhe shokun e Stresit, Klevio Ahmetaj i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano” apo “Hudra”, ka reaguar Noizy.

Përmes një postimi në story, Noizy tha se shokët e kishin prerë në besë Cllevion që sipas tij kishin ardhur për video.

“Ju siguroj që vetëm nuk ka qen.. Por 4 makina plot me cuna… Qe vetëm 2 veta i dolën zot. Në besë e kanë pre shokët e vet që kishin ardh me bo video gjith me telefona ndor”, shkroi fillimisht.

Gjithashtu, Noizy ka deklaruar po përmes rrjeteve sociale se nuk duhet t’i merret për dobësi fakti që anashkalon njerëzit pa tru dhe pa moral.

“Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, shkroi Noizy.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit