Trupat e vdekur dhe mbeturinat grumbull/ Mariupoli i Ukrainës rrezikohet nga kolera

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.06.2022, 07:46

Në shkurt të këtij viti, Ukraina nisi të jetojë nën bombat, raketat, predhat, egërsinë e Rusisë. Kanë kaluar thuajse 4 muaj nga dita e parë e luftës, ndërsa zyrtarët rusë në Mariupolin e pushtuar kanë mbyllur qytetin port në karantinë pas një shpërthimi të mundshëm kolere. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet ukrainase. Petro Andryushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, tha për mediat në vend se qyteti po përgatitet për një epidemi pasi trupat e vdekur dhe mbeturinat po grumbullohen në qytet.

Andryushchenko, i cili u largua nga qyteti në fillim të luftës, citoi burimet e tij nga qyteti, ndërsa shtoi: “Fjala kolerë dëgjohet gjithnjë e më shumë në qytet mes zyrtarëve lokalë dhe mbikëqyrësve të tyre. Me sa mund të shohim epidemia pak a shumë ka filluar tashmë.”

Zyrtari tha se ata ishin në dijeni të rasteve të izoluara në Mariupol, ku shumica e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar nga sulmet ajrore ruse.

Kyiv Independent raporton se ministria e shëndetësisë e Ukrainës ka paralajmëruar se varrosjet masive dhe qasja e dobët në ujë të pastër po krijonin rrezikun e kolerës në Mariupol. Ministria filloi raportimin e rasteve të dyshuara të kolerës në rajon më 1 qershor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit