Cllevio Serbiano rrihet keq nga grupi i OTR i Noizyt, policia nuk reagon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2022, 23:23

Të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale e njohin Cllevio Serbianon, ish anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) i cili njihet për “disset” e tij ndaj reperëve. Para pak ditësh ai u shfaq në një video duke ofenduar me fjalë të rënda Noizyn.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, sot Cllevio Serbiano i ka shkuar edhe në lokalin e tij Noizyt. Nē videon e siguruar nga JOQ ALBANIA mund të shihet momenti kur Noizy ka dalë jashtë dhe ka nisur t’i gjuajë me grushta Cllevios ndërsa ai është munduar të largohet me vrap.

Shokēt e Noizyt i kanë shkuar menjëherë në ndihmë atij por nuk dihet se si ēshtë mbyllur ky sherr pasi video-ja është postuar nga vetë Noizy dhe më pas është fshirë. Duket se Noizy si një durrsak që është i ka punë mjaft mirë me rilindasit dhe Policinë e Shtetit pasi ende nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë sherr i cili ka ndodhur në mes të ditës në një prej zonave më të populluara të Durrësit.

Videon e sherrit mund ta shihni duke klikuar KËTU

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit