Islandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.06.2022, 19:39

Do të luhet pas pak ndeshja Islandë-Shqipëri, e vlefshme për Ligën e Kombeve, teksa të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Kështu, në sulm do të jetë dyshja Seferi-Çikalleshi, me sulmuesin e Tiranës që do ta nisë kështu si titullar.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, Reja nuk ka bërë lëvizje të mëdha, me Çekiçin që merr vendin e Bares në mesfushë, ndërsa Balliu do të luajë djathtas e Hysaj në të majtë të prapavijës.

FORMACIONET ZYRTARE

ISLANDA: Runarson, Sampsted, Gretarson, H. Magnuson, Olafson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, Sigurdson, Gudjonsen, Torsteinson. Trajner: A Vidarson

SHQIPËRIA: Berisha, Balliu, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Gjasula, Abrashi, Çekiçi, Seferi, Çikalleshi. Trajner: E. Reja

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit