Dy të rinjtë bulqizakë ‘fusin duart’ në minierën e Martaneshit, tentojnë ta grabisin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.06.2022, 11:37

Policia e Bulqizës ka arrestuar një të ri bulqizak, ndërsa ka shpallur në kërkim shokun e tij. Mësohet se në pranga përfundoit Basri Bici ndërs në kërkim vijon të jetë Indrit Vucaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Basri Bicit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy kapsolla detonatore dhe disa vegla pune, të dyshuara të vjedhura më parë nga ky shtetas.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Tentuan të vidhnin në një subjekt minerar, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë arrestohet në flagrancë autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 33 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin I. V., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin disa mjete pune në pronësi të një subjekti minerar, në zonën e Martaneshit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. B., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy kapsolla detonatore dhe disa vegla pune, të dyshuara të vjedhura më parë nga ky shtetas.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit