Megi Pojani: Më pëlqen të jem e pacipë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.06.2022, 07:52

Megi Pojani është një nga vajzat më të komentuara në mediat rozë. Ajo shpesh bën bujë për fotot e saj bombastike ku nxjerr sheshit gjoksin dhe të pasmet e saj, ndërsa provokon në çdo dalje të saj.

E ftuar në një emision, ajo tha se nuk shqetësohet aspak për komentet negative ndaj saj në rrjetet sociale, pas fotografive provokuese që shpesh i publikon. Ajo u shpreh se nuk e ndien presionin e gjykimit, por vlerëson në maksimum feminitetin e saj dhe të qenit vajzë.

Donaldi: Meg, nëse futesh në rrjetet e tua sociale, shikon shumë video dhe foto provokuese, në sensin që për vajzat dhe gratë në Shqipëri, duken pak provokuese, të bezdisin komentet.

Romeo: Si duken për meshkujt, që rrinë aty, ngecin tek Megi.

Donaldi: Duken i çik provokuese.

Megi: Nuk më bezdisin fare

Donaldi: A ndihesh e gjykuar nga komentet.

Megi: E gjykuar jam, por nuk e kam presionin e të ndjerit e gjykuar, por e di që gjykohem.

Donaldi: Ngaqë je e pacipë?

Megi: Mbase, por më pëlqen të jem e pacipë dhe të shijoj feminitetin tim. Të jesh grua është fat dhe privilegj shumë i madh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit