Stuhitë e forta dhe breshëri i fuqishëm rreth Francës lanë një grua të vdekur dhe 14 të plagosur ndërsa shumë fluturime u vonuan dhe u anuluan. Një rrufe goditi Kullën Eifel, pa shkaktuar dëme ndërsa u dogjën çatitë e disa shtëpive në lindje të Parisit.
Abrité sous un pont qui emjambe la rivière #Allier à #Vichy hier soir, Marco Ferreira filme une pluie de gros grêlons qui a fait de nombreux dégâts.#orages #grêle pic.twitter.com/1KpF1Gsm8G
— Meteo60 (@meteo60) June 5, 2022
Banorët e Francës jugperëndimore postuan në internet foto të breshërit me madhësinë e topave të tenisit dhe shoferët në rajonin e Parisit shpërndanë imazhe të autostradave të përmbytura.
A hail storm hit #Dax. #France #hail #hailstorm pic.twitter.com/Z1uQ7AAZoz
— BRAVE SPIRIT (@Brave_spirit81) June 3, 2022
Mijëra familje mbetën pa energji elektrike të dielën pasi stuhitë goditën të gjithë Francën. Fluturimet jashtë aeroportit Orly të Parisit u pezulluan përkohësisht të shtunën dhe pati vonesa në aeroportin Charles de Gaulle. Një grua e përfshirë nga përmbytjet u gjet e vdekur nën një makinë në qytetin historik të Normandisë, Rouen.
⚡ Les orages qui balayent l'Allier ce soir sont associés à une activité électrique exceptionnelle ! Éclairs incessants dans le ciel de Montluçon ! (© Nathalie Deret) pic.twitter.com/h44oOrvTyH
— Météo Express (@MeteoExpress) June 4, 2022
Burimi:Euronews. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA