Ndërroi jetë Sulejman Sulejmani, që ishte viktimë në rastin e montuar të Sopotit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.06.2022, 11:54

Sot në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë Sulejman Sulejmani nga fshati Sopot i Kumanovës, që u dënua për rastin e montuar të “Sopotit”.

Sulejmani, apo i njohur si Baca Sylë ishte arrestuar në maj të 2003 me akuzën e montuar se bashkë me disa bashkëfshatarë të tjerë kishte vendosur një minë shpërthyese në dalje të fshatit të tyre, ku kishin humbur jetën dy ushtarë polak të misionit të NATO-s, përcjell INA.

Baca Sylë ishte ndër 11 të dënuarit e fshatit me 156 vite burg, ku ai vuajti afër 7 vite burg. Pas rigjykimit të rastit, me insistim të bashkësisë ndërkombëtare, u zbulua se gjithçka ishte montuar nga shërbimi sekret DSK dhe agjentë të njohur të saj, që nuk u dënuan.

Padrejtësitë ndaj tij ishin të shumta, pasi që ai vetëm dy muaj më parë ishte pajisur me shtetësinë e Maqedonisë, edhe përkundër faktit se me dekada të tëra apo gjysmë shekulli po jetonte në këtë vend.

Sulejman Sulejman ishte pjesëmarrës në luftën e Kosovës 1999, si një nga pjesëtarët e grupit që kishte kaluar Pashtrikun në dimrin e acartë të asaj periudhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit