Një skandal i vërtetë ka kapluar Shëndetësinë e mjeruar të vendit me një nga koncesionet më korruptive të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Pavarësisht se janë paguar 100 MLN € nga xhepat e popullit për koncesionin e laboratorëve të fituar nga oligarku shqiptaro grek Janis Karathanos, qytetarëve nuk u bëhen analizat në QSUT edhe nëse parawiten në gjendje të rëndë.
KLSH ka konstatuar shkelje dhe abuzime në auditin e fundit dhe i ka kërkuar qeverisë të ndërpresë marrëdhënien koncesionare me Karathanosin.
QSUT ka njoftuar mjekët dhe administratën e vet të mos i kryejnë analizat qytetarëve pasi është arritur limiti maksimal i numrit të tyre të nënshkruar në kontratë nga koncensionari.
Këshilli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje të rënda në këtë procedurë për shkak se kompanitë e konsorciumit të Karathanosit janë regjistruar offshore në Spanjë.
Ky koncesion u nis që në kohën kur Ilir Beqja ishte ministër Shëndetësie e u bitis nga Manastirliu. Të gjitha analizat e qytetarëve që duhet të bëheshin në shtet i kaluan me koncesion kompanive të privatit të cilat tani kanë lënë popullin në mëshirë të fatit.
Ky është një ndër skandalet më të mëdha të shënuara ndonjëherë në sistemin e shëndetësisë, ndërsa SPAK duket se merret akoma me Fatos Tushen, por ka nisur pushimet kur vjen puna tek korrupsioni që vlon që tek dera e QSUT.