Erion Veliaj “derdh” miliona lekë për mirëmbjatje në tenderin pa garë ku fituesi ofroi sa 97% e fondit limit  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.06.2022, 20:47

Bashkia Tiranë ka vazhduar pa u ndalur avazin e saj të dhënies së tënderave të dyshimtë. Siç dihet një tender ku mund të abuzosh akoma më shumë është kur bëhet fjalë për shërbime e përgjithësisht për mirëmbajtje. Kur akoma më tej vjen puna për mirëmbajtje programesh kompjuterike, mundësia e abuzimit rritet akoma më shumë.

I tillë është me shumë mundësi edhe rasti i këtij tenderi që po ju paraqesim në vijim. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-23576-03-30-2022 dhe me objekt “Mirëmbajtje të software të liçensuar aktualisht në përdorim dhe abonime të reja software”. Ky tender është hapur nga Bashkia Tiranë, ku siç mësohet edhe nga objekti, bëhet fjalë për mirëmbajtje programesh kompjuterike.

Por nëse studiojmë dokumentacionin përkatës dalin në pah disa gjëra të dyshimta. Së pari shikohet se në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani, pra praktikisht kemi të bëjmë me një mungesë konkurrence. Natyrisht duke qenë se s’ka patur rivalë, fituese është shpallur firma e vetme që ka marrë pjesë.

Bëhet fjalë për kompaninë S & T ALBANIA me administrator Kleanthi Prifti. Kjo firmë ka fituar me ofertën prej 6,448,187 lekë të reja pa TVSH ose rreth 80 milionë lekë. Jo vetëm kaq, por rezulton se kjo vlerë fituese është sa 97% e fondit limit të tenderit, fakte këto që të shpien në dyshime të forta në lidhje me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit