Johnny Depp vs. Amber Heard: Del verdikti i gjyqit të famshëm

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 01.06.2022, 21:33

I ka ardhur fundi gjyqit të famshëm 100 milion dollarësh të Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

Sonte në Virginia ështe deklaruar vendimi i gjyqit, me prezencën e Amber Heard ndërkohë që Johnny Depp e ka ndjekur Live nga Londra.

Një betejë ligjore e transmetuar live në shumë platforma, ka qënë kryefjala e këtyre ditëve pas gjithë dëshmive dhe emrave të famshëm të përfshirë.

Pas 3 ditëve shqyrtimesh, juria mbrëmjen e sotme ka marrë vendimin e shumë pritur, i cili është si më poshtë:

Johnny Depp fiton padinë për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.

Juria deklaroi se Depp ka provuar të gjitha elementet e shpifjes në çështjen Depp vs. Heard.

Pas gjashtë javësh dëshmi bombë në gjyqin 100 milionë dollarësh Johnny Depp kundër Amber Heard për shpifje, juria në Fairfax, Virxhinia ka mbajtur anën e Depp.

Depp është dëmshpërblyer me një total prej 15 milionë dollarë.

Jashtë gjykatës janë mbledhur me qindra fansa entuziastë rreth fitores së Johnny Depp.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit