Portieri islandez, Patrik Gunarson, i cili është pjesë e klubit të Viking, është akuzuar së fundmi në Norvegji për diçka të çuditshme. Pretendohet se 21-vjeçari lëviz në mënyrë të vullnetshme shtyllat e portës me qëllimin për të zvogëluar dimensionet e saj. Ai shihet teksa shtyn shtyllat drejt pjesës së brendshme pak nga pak.
Një situatë e çuditshme, por për të cilën ai ka hedhur poshtë çdo akuzë. “Bëhet fjalë vetëm për një ritual para ndeshjeve. Ky gjest më bën të ndjehem më mirë. Nuk ka asgjë. Thjesht godas me shkelm shtyllat”, ishin fjalët e tij. Pamjet flasin vetë.
🤨 ¿Y este?
— El Gráfico (@elgraficoweb) May 31, 2022
🇧🇻 En el fútbol noruego acusan al islandés Patrik Gunnarsson 🇮🇸 -del Viking FK- de achicar el tamaño de su arco 🥅
👇 Las pruebas en este video de @Aftenposten 📹
🤔 ¿Qué opinan? pic.twitter.com/mFWIlR09Qi