Sot, pak pas mesnate, rreth orës 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, u dëgjua një shpërthim i fortë. Në zonën e Kamzës i është vendosur tritoli një automjeti tip “Audi Q7” të parkuar në pronësi të shtetasit Artan Lleshi, teksa bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale dhe janë thyer xhamat e jashtëm të një dyqani pranë.
Pas ngjarjes, mediat deklaruan se Lleshi jeton në Angli dhe është i përfshirë në grupe kriminale, ndaj dhe i është bërë atentat në makinë, mirëpo në një prononcim telefonik për Ora News, vetë Artan Lleshi, pronari i makinës që shpërtheu nga tritoli ka mohuar të ketë jetuar në Angli dhe tregon dyshimet e para.
"I vetmi dyshim që kam është që në vitin 2000 xhaxhai im ka vrarë një person dhe ka kryer dënimin. Të tjerat janë lajme falco për klikime dhe do ti padis për shpifje” tha Artan Lleshi.