“Nuk ka hakmarrje”, familjarët e Strellës fshijnë videon

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.05.2022, 09:55

Familjari i të ndjerit Gazmend Hyseni i cili paralajmëroi hakmarrjen ka fshirë videon të cilën e publikoi dje.

Pas raportimit lidhur me këtë video që përcjellte marrjen e hakut pas vrasjes së Gazmend Hysenit i njohur si “Strella” nga vëllau i reperit “ Buta, kanë reaguar familjarët e tyre.

Ata i thanë gazetës Insajderi se personi që ka publikuar atë video është i mitur dhe nuk përmban qëndrimin e familjes së të ndjerit Gazmend Hyseni.

“Nuk ka as ni hakmarrje jam familjar i Gazmend Hysenit të ndjerit. Familjaret nuk janë në gjendje shumë të mirë edhe nuk janë në dijeni për këtë postim. Është nën moshën 18 vjeçare ai qe e ka qit” tha ky familjar për Insajderin.

Blendi Hyseni përmes një video të publikuar në Tik-Tok ka shkruar se “Gjaku s’bëhet ujë, vëlla”. Këtë mbishkrim e ka përcjellu me disa foto ku shihet me armë në dorë dhe pamje nga varrimi i “Strellës”.

“Gjaku nuk bëhet ujë”është shprehje që përdoret kur paralajmërohet marrja e hakut.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të premten qytetin e Ferizajt. 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ka mbetur i vrarë ndërsa është plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi i cili është vëllai i reperit “Buta”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit