Një burrë 36-vjeçar është arrestuar dhe është dërguar në psikiatri, pasi ai lyeu me tortë portretin e Mona Lizës në Muzeun e Luvrit në Paris.
Zyrtarët në Muzeun e Luvrit në Paris , ku portreti enigmatik mbahet me krenari, nuk pranuan të komentojnë incidentin e çuditshëm e së dielës, i cili u kap në disa telefona dhe qarkulloi gjerësisht në mediat sociale.
Vepra e Leonardo da Vinçit , e cila ka qenë shënjestër e tentativave vandaliste në të kaluarën, ishte e padëmtuar falë kutisë së saj të xhamit antiplumb.
Një përdorues i Tëitter-it i identifikuar si Lukeee postoi një video që tregonte një punonjës të muzeut duke fshirë tortën nga xhami dhe një tjetër që tregonte një burrë të veshur me të bardha duke u shoqëruar nga rojet e sigurisë.
Someone smashed a cake on Mona Lisa... pic.twitter.com/4NpztMCJEG
— Klevis (@klevisl007) May 29, 2022