Vdes në mënyrë të mistershme Petriti, baba i 4 fëmijëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.09.2022, 10:49

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak ditë më parë në Mitrovicë. Është njoftuar se i riu Petrit Januzi ka ndërruar jetë në rrethana misterioze.

Ai njihej për pasionin që kishte për ngjitjen në majat e larta të maleve shqiptare e po ashtu si një përkrahës i madh i klubeve mitrovicase dhe i Torcidës.

Januzi njihej si një djalë me zemër të artë dhe gëzonte respekt të madh në shoqëri.

Ai ka lënë pas 4 fëmijë dhe bashkëshorten e tij. Lajmin për ndarjen nga jeta të të ndjerit e ka bërë me dije vëllai i tij Arjanit Januzi i njohur si Nitti Bronx.

SHKRIMI:

Të Allahut jemi dhe tek Allahu do te kthehemi,

Allahu të mshiroft o Vllau Jem, Sot ni pjes e jemja shkoj me ty , Dhimtën tane ka me bajt deri tjom gjall Allahu na takoft në Xhehnnet! aty ku nuk ka me pas ma kurr ndajme

Ju njoftojme se i dashuri yne Petrit Musa Januzi ndrroje jete sot ne oret e hershme te mengjesit.

Per ceremonin e vorrimit ju njoftojme me kohe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit