U tha se është e lidhur me djalin e biznesmenit 10 vite më të vogël, Ori Nebiaj kapet ‘mat’ me Dean Çelaj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.05.2022, 10:15

Ori Nebiaj është një nga vajzat më të përfolura në mediat rozë pas përfshirjes së saj në fushën e politikës.

Moderatorja shqiptare nuk është aq e hapur për të folur rreth jetës romantike, teksa kurioziteti i publikut shtohet dita-ditës.

E ndonëse kandidoi për deputete në kohën kur në krye të PD ishte Lulzim Basha, moderatorja që shfaqet kudo sportive nuk arriti të sigurojë asnjë mandat në Tiranë.

Pas ndarjes nga Ergys Hoxha, Nebiaj u përfol në media për lidhjen me një djalë 10 vite më të ri.

Thuhet se moderatorja është lidhur me një 25-vjeçar të quajtur Dean Çelaj, i biri i biznesmenit Dritan Çelaj.

Si duket romanca e tyre është e vërtetë dhe gojët e liga nuk gënjejnë pasi fotografi i “Panorama Plus” e ka fotografuar moderatoren në krah të djalit në fjalë, Dean Çelaj.

Dean Çelaj është 25 vjeç, rreth 10 vite më i ri se prezantuesja dhe ka mbaruar shkollën në Harvard.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit