Ambulanca dhe zjarrfikësja dështim në Shkodër: Gjyshi vdes nga vonesa e doktorëve, gjyshja digjet në 50% të trupit nga flakët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.05.2022, 01:49

Shërbimet në Shqipëri lënë shumë për të dëshiruar dhe ankesat e shqiptarëve janë të shumta e sa vijnë e shtohen. Urgjenca është “kampione” e ankesave të qytetarëve pasi rastet e humbjes së jetëve për shkak të vonesës së ambulancave apo neglizhencës së doktorëve e infermierëve. Por jo vetëm kaq pasi edhe problemet e ankesat me zjarrfikëset nuk mbeten pas.

Një vajzë nga Shkodra ka treguar historinë e trishtë të familjes së saj për shkak të vonesës së ambulancës dhe prapambetjes së zjarrfikësve. Vajza ka treguar se gjyshi i saj ka vdekur më 21 janar, pasi amnulanca ka vonuar të shkojë në shtëpinë e saj dhe doktori “kishte punë”.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, mbrëmë rreth orës 01 të mëngjesit shtëpia e saj katër katëshe u përfshi nga flakët. Ajo ka treguar se gjyshja e saj ka qëndruar dy orë në ballkon duke u djegur pasi zjarrfikësja ka vonuar të shkojë menjëherë nê shtëpinë e saj. E moshuara ka pësuar djegie të shkallës së katërt në 50% të trupit. Sipas vajzës e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të zjarrfikëses pasi shkallët e tyre nuk kanë qenë funksionale, zorra e ujit është çarë dhe uji është mbaruar.

Ndërkohë vajza iu bën thirrje të gjithëve që të largohen sa më parë nga vendi ynë pasi e konsideron “dështim total” shtetin tonë.

Mesazhi i vajzës:

Pershendetje JOQ ! Meqenese jeni faqja me e ndjekur ne Shqiperi per sa i perket problemeve shoqerore por jo vetem,mora iniciativen te ju shkruaja.Jam nje vajze 18 vjecare banuese ne qytetin e Shkodres. Data 21 janar ishte dita qe shenoi fundin e jetes se gjyshit tim te ndjere . Ishte ora 17:00 kur na lajmeruan te shkonim pasi nuk ndjehej mire.Shkuam ne shtepi,tentuam ti jepnim per te ngrene por jo…Nuk kaluan shume dhe gishtat iu bene te zeza dhe ne ate moment lajmeruam urgjencen.Kaluan plot 20 min pa ardhur akoma dhe e morem perseri ne tel dhe me plot paftyresine me te madhe infermierja na pergjigjet (Ua po prit se eshte i zene doktori) .. ne ate moment me te pafytyrin u treguam te pafytyre dhe e kercenuam te vije per maksimumi 5 min sepse gjyshi po jepte shpirt.Ne momentin qe erdhen ai dha frymen e fundit e cila sdo te ishte e tille nqs sherbimi i shendetsise sidomos urgjent do ishte me i mire por jo….ata vetem rrijne dhe marrin ne thashethem gjysmen e Shqiperise pasi atyre juk i intereson aspak fundja si te vdese si te shpetoje ata te njejten gje bejne….

Rasti i fundit ishte sot ne oren 1 te mengjesit dhe cereku i shtepise tone u shua nga flaket…

Ne jemi ne kat te 4 dhe kur te gjithe dolem gjyshja doli nga paniku ne ballkon.Gjithcka u perkeqsua ne oren 01:15 ku po plasnin xhamat dhe flaket vetem shtoheshin….

Erdhi zjarrfiksja…JO ORGANIZIM I THEKSUAR

Gjyshja doli nga aty ne oren 02:30 me 50% djegie ne grade te 4…..Zjarrfiksat tone te dashur te cilet ‘specializohen’ per kete profesion,nuk dinin ta shpetonin nje 80 vjecare e cila qendori plot 1 ore e gjysem dhe met shume ne zjarr dhe e vetmja gje qe kan hedhur uje tek ajo me pretekstin se e mbron nga zjarri….Zorrat u cane dhe lagjia u mbush me uje,pritem zjarrfiksen tjeter pasi asaj i kishte mbaruar uji !!!!!!

Permomentin gjyshja ndodhet ne spital ne Tirane ne gjendje jo stabel per jeten dhe me gjith shpirt e zemer i them qe ta perjetojne. Dhe me zi ata njerez keta situata te paharrueshme dhe makthe.

KY SHTET KA MBARUAR SDO TE BEHET ME KURRE!NJEREZ NQS KENI MUNDESI TE IKNI NGA KY VEND,MBATHJANI PA MENDUAR DY HERE PASI KY SHTET ESHTE DESHTIM TOTAL !

Mas 5 oreve nga ‘puna e mire’ e zjarrfikesve esht kap perseri flak duke rreziku edhe pjesen tjeter te shtepise. Gjyshja ka qendruar plot 2 ore ne flake sepse nuk kan dite me e menaxhu situaten. I ka mbaru uji,i esht care zorra dhe shkallat skane funksionuar

E derguam ne spital ne shkoder dhe na thane se marrim persiper. E kemi derguar me urgjence ne tirane. Shiko ‘PUZZLE E ZJARRFIKESVE’ nderkohe e moshuara ne zjarr per ore te tera !!!!!!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit