Paralajmërim për hakmarrje: Mossi reagon pas vrasjes në Ferizaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.05.2022, 14:12

Pas vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së premtes ku mbeti i vrarë 30 vjeçari Gazmend Hyseni, pati reagime të shumta.

Mes tyre ka reaguar edhe rivali i përbetuar i Butës, reperi Moss Della.

Ka kohë prej kur publiku i gjërë është i njohur me faktin se Moss Della dhe Buta kanë rivalitet të ashpër viteve të fundit.

E dy reperët mes vete janë thumbuar gjatë me “diss-a” drejt njëri-tjetrit.

Ata kanë përdorur tekstet e këngëve, ku edhe i kanë bërë ftesë njëri-tjetrit që të takohen fizikisht për të “qëruar” hesapet mes tyre. Në orët e para të së shtunës, Buta u rikthye në qendër të vëmendjes më shumë se kurrë shkaku i tragjedisë ku mbeti i vrarë nga vëllai i tij, ish shoku i përbashkët i fëmijërisë.

Për këtë ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale rivali i tij, Mossi.

Ndër të tjera, Mossi thotë se njerëzit të cilët nuk kanë guxim, marrin në qafë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit