Sadio Mane pritet të ndryshojë destinacion pas finales së sotme në Champions League. Ylli senegalez është afër arritjes së një marrëveshjeje trevjeçare me Bajernin e Mynihut dhe pritet t’u kushtojë 30 milionë euro gjermanëve
Mane do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me Liverpoolin në qershor, me Barcelonën dhe PSG-në në pritje.
Por duket se Bajerni është në “pole” për të blerë ndërkombëtarin senegalez, me gazetën franceze “L’Equipe” që pretendon se ai është afër arritjes së një marrëveshjeje me skuadrën e Bundesligës.
30-vjeçari do të ketë një tarifë transferimi prej 30 milionë eurosh.Drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, kishte takuar agjentin e lojtarit për të shprehur interesimin e klubit. Palët duken afër marrëveshjes.