Ram Geci merr 9 milion euro pa konkurrencë nga Vis Berberi i ARRSH

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.05.2022, 22:23

Leku letër miq! Si duket “Vis” Berberi e ka liruar dorën dhe ka filluar të shpërndaje miliona lart e poshtë. Prisni, prisni. Miliona euro, jo miliona lekë. Se miliona lekët i ka për bakshish për kamarierët. Themi kështu pasi zotëria në fjalë nëpërmjet institucionit që drejton, ARRSH, i ka dhënë Ram Gecit plot 9 milionë euro pa konkurrencë! Bukur apo jo?

Për të qenë të saktë, bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-21786-03-10-2022 dhe me objekt “Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të tre rajoneve (Veriore, Qendrore, Jugore) (4 lote)”. Duke hulumtuar dokumentacionin e tenderit shikohet se kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës pasi sipas dokumentave shikohet se ka marrë pjesë vetëm kompania “GECI SHPK”.

Bëhet fjalë për lotin 1 ku Ram Geci ka ofruar vlerën prej 883,086,388.80 lekë të reja pa TVSH ose rreth 9 milion euro duke përfshirë edhe TVSH. Ka lezet, apo jo të dashur?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit