Prej sot në mëngjes në ora 07:00 dhe në tri ditët e ardhshme deri të hënën do të mbyllet plotësisht hyrja në komunikacion perëndimor në Manastir, gjegjësisht nga Resnja dhe Ohri.
Komuna e Manastirit njoftoi se mbyllja e komunikacionit është për shkak të realizimit të fazës finale të projektit për rindërtimin e rrugës në rrugën “Dovlexhik” dhe për këtë arsye qarkullimi do të ridrejtohet përgjatë rrethit mbi qytet, përkatësisht për të ardhur në Manastri do të përdoret hyrja veriore, nga ana e Prilepit.
Sipas dinamikës për realizimin e kontratës për rikonstruksionin e rrugës, nga sot 27 maj, më pas me 28 dhe 29 maj do të bëhet asfaltimi i rrugës “Dovlexhik” deri te ura mbi lumin Dragor. Rruga do të mbyllet plotësisht për qarkullimin nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, deri në orën 08:00 të së hënës, 30 maj.
Në ditët kur do të zgjasë asfaltimi i rrugës, komunikacioni do të zhvillohet përmes rrethit, për të cilën është vendosur sinjalistika në komunikacion, njofton Komuna e Manastirit.