I riu nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Zvicër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2022, 18:31

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Zvicër. Mediat zvicerane raportojnë për vdekjen e të riut me origjinë nga Kosova Gjelbrim Jasiqi në një aksident trafiku.

“Menjëherë pas hyrjes në fshatin në Oberbuchsiten SO, një vetë-aksident ndodhi të enjten mbrëma, Një shofer humbi kontrollin e automjetit të tij dhe kaloi korsinë e ardhshme në një parking. Si pasojë, ai është përplasur me disa automjete të parkuara saktë dhe është hedhur nga automjeti, siç shkruan policia e kantonit Solothurn.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij.

“Pas një aksidenti në Zvicër humbi jetën nipi im – djali i motrës – Gjelbrim Jasiqi në moshën 33-vjeçare. Ai la pas babën, nanë, nusen me djalin 1 vjeçar dhe dy motrat e tij. Do mbetet në kujtim gjithë jetën si djalë me zemër dhe shpirt të bardhë. Zoti të dërgoftë në xhehnet, ishe dhe do mbetesh pika ime e dobët në familjen që na rrethon”, ka shkruar Jeton Krasniqi.

Bashkë me të në veturë ishte pasagjeri 24 vjeçar që ka mbetur me lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.

Shoferi 33-vjeçar humbi jetën në vendngjarje. Pasagjeri i tij 24-vjeçar ka pësuar lëndime të lehta dhe është dashur të dërgohet në spital për kontroll.

Makina është dashur të tërhiqet me humbje totale, ka pasur dëme materiale në automjete të tjera dhe në objekt”. Lajmin e kanë koonfirmuar edhe familjaret.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit