Paulo Dybala duket gjithnjë e më pranë Interit. Sulmuesi argjentinas sot do të takohet me drejtuesit zikaltër. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, agjentët e lojtarit do të kenë një takim me drejtuesit zikaltër për ta sjellë në Milano 28-vjeçarin.
Marota dhe Ausilio kanë një synim të qartë, ku duhen larguar ato lojtarë që janë jo shumë të domosdoshëm në skuadër, por që marrin paga relativisht të larta.
Ata janë dy kilienët, Arturo Vidal dhe Aleksis Sançez që me largimin e tyre, Interi do të kursente rreth 20 milionë euro neto në sezon, ku kjo shifër i hap rrugën ardhjes së Dibalës me fanellën e Interit.
Gjatë sezonit që sapo përfundoi, sulmuesi argjentinas është aktivizuar në total me Juventusin në Serinë A në 29 ndeshje, ku ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar dhe 5 asiste për shokët e skuadrës.