Tifozi i Romës për JOQ: Holandezët janë fëmijë, s’e kanë idenë kush janë italianët, lufta do plasë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.05.2022, 15:31

Mbrëmjen e djeshme dhjetra tifozë të Romës sulmuan policinë e për pasojë disa persona mbetën të plagosur. Përplasja filloi pranë drejtorisë së policisë dhe më pas u zhvendos drejt zonës së "21 Dhjetorit", ku 55 tifozë u arrestuan nga policia brenda një autobusi.

Ditën e sotme, një tifoz i Romës ka folur për JOQ ALBANIA. Ai ka thënë se holandezët nuk e kanë idenë se si janë italianët. Sipas tij ata kanë mentalitet fëminor, ndërsa italianët janë përgatitur për çdo skenar të mundshëm.

Tifozi italian shkruan:

Ciao, sono un tifoso della squadra giallorossa,sono con la nazionalità italiana ,sono venuto a Tirana per supportare la mia squadra 💛❤. devo ringraziare mio amico albanese che mi ha mostrato il vostro acc ... vorrei dire che gli olandesi non possono fare nulla perché non ne hanno idea di chi sono gli italiani, loro hanno la mentalità dei bambini .ma noi siamo venuti preparati come mentalità e la pistola , succederà la guerra.Non è una minaccia, ma una promessa.

Pershendetje, jam fans i ekipit verdhëekuq, jam me kombesi italiane, erdha ne Tirane per te mbeshtetur ekipin tim 💛❤. Më duhet të falënderoj mikun tim shqiptar që më tregoi faqen tuaj... Dua të them që holandezët nuk mund të bëjnë asgjë sepse ata nuk e kanë idenë se kush janë italianët, ata kanë mentalitetin e fëmijëve, por ne erdhëm të përgatitur si mentalitet dhe arma, lufta do të plasë. Nuk është kërcënim, por premtim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit